Rami Mislimi ka folur për kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseinin, duke e cilësuar atë si “super djalë, familjar dhe punëtor”.
Mislimi ka treguar se VLEN-i për muaj të tërë ka kërkuar kandidatin e duhur për Bërvenicën, ndërsa në fund ka arritur ta bindë Jakup Huseinin që të hyjë në garën për kryetar komune.
Sipas Mislimit, për ta bindur Huseinin është dashur insistim i vazhdueshëm, madje edhe për shumë orë.
“Jakup Huseini është super djalë, familjar dhe punëtor”, është shprehur Mislimi.

