Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka publikuar fotografi nga një takim me aktivistë dhe simpatizantë në shtabin qendror të VLEN-it në këtë komunë.

Huseini ka theksuar atmosferën që, sipas tij, po mbizotëron në Bërvenicë, duke e cilësuar atë si “atmosferë fitoreje”.

“Gjithnjë e më të fuqishëm! Atmosferë fitoreje në komunën e Bërvenicës! Ndryshimi VLEN!”, ka shkruar Huseini në Facebook.

Në postimin e tij ai ka përdorur edhe mesazhet #JakupHuseini, #Voto4 dhe #BërvenicaVLEN.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull