Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

1 Min. Leximi

Kanë filluar punimet për realizimin e Qendrës Sportive të Haraçinës, një projekt i shumëpritur dhe një nga kërkesat më të mëdha të sportdashësve, të rinisë dhe të gjithë banorëve të komunës.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se punimet kanë nisur me stadiumin stërvitor, i cili përbën fazën e parë të këtij projekti të rëndësishëm.

“Pas shumë vitesh pritje, sot po bëjmë hapin e parë drejt krijimit të kushteve më të mira për sportistët tanë. Punimet kanë filluar pikërisht me stadiumin stërvitor, ndërsa në vazhdim do të realizohet edhe stadiumi për zhvillimin e ndeshjeve, duke i dhënë Haraçinës një hapësirë moderne për sport”, ka deklaruar Beqiri.

Sipas tij, ky projekt paraqet më shumë se një investim në infrastrukturë sportive.

“Sot nuk po flasim vetëm për një projekt, sot po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur të gjithë haraçinasve. Haraçina meriton më të mirën”, ka theksuar kryetari Beqiri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull