Inteligjenca artificiale po krijon detektorin e rrenave

1 Min. Leximi

Studiuesit janë duke zhvilluar një mjet të ri për të ndihmuar programet e inteligjencës artificiale (AI) t’i verifikojnë faktet që i thonë njerëzit, në mënyrë që të detektohen gënjeshtrat mbi të dhënat e tyre personale.

Sipas artikullit të publikuar në Techxplore, mjeti i ri do të shfrytëzohet për njerëzit në shumë fusha.

- Advertisement -

“Programet e AI përdoren në një gamë të gjerë kontekstesh biznesi, të tilla si ndihma për të përcaktuar se sa e madhe është vlera e një kredie që mund ta përballojë një individ…Këto programe të inteligjencës artificiale në përgjithësi përdorin algoritme matematikore të udhëhequra vetëm nga statistikat për të bërë parashikimin e tyre. Por, programi është se kjo qasje krijon stimuj që njerëzit të gënjejnë, në mënyrë që ata të mund të marrin një kredi”, thuhet në studim.

- Advertisement -

Studiuesit amerikanë të Karolinës së Veriut kanë thënë se po shohin mundësi për t’i rregullat algoritmet e inteligjencës artificiale “në mënyrë që përllogaritja e të dhënave nga individët të jenë të sakta”.

Inteligjenca artificiale pritet të shfrytëzohet edhe në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftim të informatave të rreme dhe propagandës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull