Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një hap konkret drejt realizimit të projektit për zgjerimin e Bulevardit “Cvetan Dimov”.
Ekipet e Komunës së Çairit, së bashku me ekspertët gjeodezikë, kanë dalë në terren për përcaktimin e saktë të trasesë së bulevardit.
Sipas Mexhitit, projekti pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen e Çairit me Butelin, Shutkën dhe komunat përreth.


“Cvetan Dimov” është një ndër projektet infrastrukturore të rëndësishme për këtë pjesë të qytetit, ndërsa puna në terren shënon kalimin e projektit nga faza e premtimeve drejt hapave konkretë për realizim.
Mexhiti ka thënë se reagimet e qytetarëve në terren kanë qenë pozitive, duke e konsideruar zgjerimin e bulevardit si një ndërhyrje të nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore.

