Mundësit e rinj nga Shkupi kanë shënuar sukses në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili u mbajt në Kroaci, duke fituar tre medalje në kategoritë U-15 dhe U-17.
Harun Memedi u shpall kampion Ballkanik në kategorinë U-15, duke zënë vendin e parë dhe duke fituar medaljen e artë.
Në U-15, Abdulaziz Azizi u rendit në vendin e dytë, ndërsa në kategorinë U-17, Miraxh Mustafa përfundoi në vendin e tretë.
Me një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë, mundësit nga Shkupi kanë shënuar paraqitje të suksesshme në garën ballkanike të zhvilluar në Kroaci.

