Gjatë gërmimeve janë zënë nën dhe tre punëtorë në Kisella Vodë të Shkupit

0 Min. Leximi

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Shkup, gjatë gërmimit të themeleve, tre punëtorë janë zënë nga dheu.

Gjatë operacionit të shpëtimit dy prej tyre janë nxjerrë dhe me urgjencë janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa në koordinim me QMK-në dhe Brigadën e Zjarrfikësve po ndërmerren masa për nxjerrjen edhe të punëtorit të tretë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull