Në portalin e tij, (PortalX) Furkan Saliu ka reaguar për situatën e krijuar lidhur me arrestimin e tij. Ai thotë se ende është në stacion policor, ndërsa siguron se nuk ka sulmuar asnjë polic, raporton SHENJA.
Ja dhe statusi i tij I plotë:
Pershendetje, Jam Furkan Saliu.
Per shkaqe objektive nuk mund te shkruaj ne profilin tim personal. Per momentin po mbahem ne stacionin policot ne Avtokomande.
Me vjen keq qe me sjelljen time ndoshta kam ndikuar qe situata te eskaloje qe ne fund te perfundoj ne pranga. Me vjen keq edhe nese ju kam deshpetuar juve qe keni besuar ne punen time. Ju siguroj qe une nuk kam sulmuar polic.
Edhe pse gjithçka ka qene e xhiruar, policia i ka fshire materialet ne stacion policor.
Sa i perket armes qe eshte gjetur ne veturen time… Arma eshte me leje dhe eshte gjetur ne veturen time. Gjate arrestimit tim telefoni, çelesat me kane ra prej xhepi dhe kameramani im i ka marre.
Pa urdher te gjykates dhe pa qene une prezent si pronar i vetures eshte kontrolluar nga njesite speciale.
Vepra e cila me ngarkohet, sulm ndaj nepunesit policor nuk mbane uje dhe asnjehere nuk mund te deshmohet. Faleminderit per perkrahjen dhe shpresoj se do shihemi shume shpejt.