Rijad Kerimi në takim me drejtuesin e RBI në Bosnjë dhe Hercegovinë: Fokus te të rinjtë e diasporës

1 Min. Leximi

Në kuadër të vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rijad Kerimi zhvilloi një takim me z. Muhamed Jugo, nga Drejtoria për Marrëdhënie me Jashtë dhe Diasporën e RBI-së.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe diasporën.

Gjatë bisedës u trajtuan ide dhe iniciativa konkrete për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në projekte që lidhin komunitetet dhe diasporën.

Takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të nismave të përbashkëta në të ardhmen.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull