“Qyteti i sigurt” do të regjistrojë dhe gjobit edhe shoferët e huaj

3 Min. Leximi

Shoferët të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni do të përfshihen në sistemin “Qyteti i sigurt”, do të ketë edhe gjoba për shtetasit e huaj, qëllimi është të respektohen rregullat e komunikacionit dhe të shpëtohen jetë njerëzish, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili së bashku me e tij serb Ivica Daçiç promovuan fushatën “Vozit i pushuar” në Kalimin vendkalimin kufitar Tabanocë.

Ministri Toshkovski u bëri apel të gjithë atyre që kalojnë tranzit nëpër Korridoret 8 dhe 10 në Maqedoni që kamerat e “Qyteti i sigurt” funksionojnë, punojnë dhe regjistrojnë shkeljet e komunikacionit. Toshkovski tha se përveç qytetarëve të Maqedonisë, së shpejti edhe qytetarët të cilët kalojnë tranzit në vend do të marrin gjoba për shkelje të komunikacionit, prandaj u bëri thirrje qytetarëve të cilët udhëtojnë të respektojnë rregullat, duke theksuar se çdo jetë e shpëtuar është një gjest i madh. Ministri u bëri apel të gjithë atyre të cilët kalojnë tranzit nëpër Korridoret 8 dhe 10 të jenë të përgjegjshëm, pasi sistemi “qyteti i sigurt” funksionon dhe do të zbatohet për të gjithë, pavarësisht nëse kanë targa të Maqedonisë apo të huaja.

“Së shpejti do të jeni dëshmitarë të zbatimit të plotë, të komplet hapit të dytë, e cila i referohet shqiptimit të gjobave për ata të cilët drejtojnë automjete me targa të huaja, do të jenë pikërisht këtu në këtë vendkalim kufitar, prandaj u bëj apel qytetarëve të cilët drejtojnë automjete me targa të huaja t’i informojnë se shkeljet po përcaktohen dhe do t’u dorëzohen shpejt atyre që nuk i respektojnë rregullat”, tha Toshkovski.

Në kuadër të deklaratës Daçiç tha se ata të cilët kalojnë tranzit duhet të jenë pjesë e sistemit, i cili kërkon edhe rregullim evropian. Toshkovski potencoi se në shekullin e 21-të, falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, do të gjendet një zgjidhje, sepse qëllimi është që të gjithë të respektojnë rregullat dhe të shpëtojnë jetë njerëzish, duke treguar se gjobat do t’u shqiptohen shtetasve të Maqedonisë, Serbis ose të BE-së.

“Nësegjatë kësaj kohe nuk gjejmë një mënyrë për t’i dorëzuar ato gjatë, mendoj se kemi një problem me veten tonë. Do të duhet kohë, procesi nuk është i lehtë për t’u zbatuar, por ne do ta zbatojmë dhe ashtu siç është zbatuar për qytetarët e Maqedonisë, do të zbatohet edhe për të tjerët të cilët kalojnë tranzit dhe shkelin rregullat, duke rrezikuar jetën e tyre dhe jetën e përdoruesve të tjerë të komunikacionit. Kemi një zgjidhje në mendje dhe së shpejti do t’ju sigurojmë se funksionon”, tha Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Sistemi “Qytwti i sigurt” në Maqedoni është në funksion prej më 01.02.2026.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull