Harun Memedi kampion Ballkanik, mundësit nga Shkupi me tre medalje në Kroaci

1 Min. Leximi

Mundësit e rinj nga Shkupi kanë shënuar sukses në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili u mbajt në Kroaci, duke fituar tre medalje në kategoritë U-15 dhe U-17.

Harun Memedi u shpall kampion Ballkanik në kategorinë U-15, duke zënë vendin e parë dhe duke fituar medaljen e artë.

Në U-15, Abdulaziz Azizi u rendit në vendin e dytë, ndërsa në kategorinë U-17, Miraxh Mustafa përfundoi në vendin e tretë.

Me një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë, mundësit nga Shkupi kanë shënuar paraqitje të suksesshme në garën ballkanike të zhvilluar në Kroaci.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull