Lidhja Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Degën e Gazi Babës, ku me mbështetje unanime të kuvendarëve, Adnan Alija u zgjodh kryetar i degës, ndërsa u votua edhe kryesia e re.
Pas zgjedhjes, Alija falënderoi bashkëpartiakët për besimin dhe bëri thirrje për angazhim edhe më të madh në periudhën në vijim.
Në kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i cili kritikoi politikat e Qeverisë ndaj të drejtave të shqiptarëve, duke veçuar edhe problemin e mohimit të arsimit në gjuhën shqipe në Idrizovë. Ai theksoi se mbrojtja e të drejtave kombëtare mbetet një nga prioritetet kryesore të subjektit.


