Një pjesëtar i Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigër” është lënduar gjatë drejtimit të një motoçiklete në kazermën “Ilinden”, pas së cilës është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar ngjarjen.
Sipas MPB-së, lëndimi është paraqitur më 19 nëntor 2026, në orën 14:45, ndërsa në vendngjarje është kryer shikimi dhe është njoftuar prokurori publik.
“Në lidhje me pretendimet për një pjesëtar të lënduar të njësisë, ju njoftojmë se më 19.11.2026, në orën 14:45, është paraqitur se një pjesëtar i NJSA “Tigër” është lënduar gjatë drejtimit të një motoçiklete në kazermën “Ilinden”. I njëjti me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transportuar në QK “Nënë Tereza” për t’i dhënë ndihmë. Është kryer shikimi dhe është njoftuar prokurori publik”, njoftuan nga MPB, raporton Skopje1.mk.

