FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërori

2 Min. Leximi

FIFA e ka publikuar listën me 12 golat më spektakolarë të Kupës së Botës 2026, të cilët do të garojnë për çmimin “Goli i Turneut”.

Kampionati i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë prodhoi plot 308 gola, me një mesatare prej pothuajse tre golash për ndeshje, duke dhuruar shumë momente magjike, shkruan “Goal”.

Në mesin e kandidatëve për golin më të bukur janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Afrika e Veriut, Maroku dhe Algjeria, të cilët lanë gjurmë në këtë Botëror.

Lista e plotë e 12 golave të përzgjedhur nga FIFA:

 

🇧🇦 Kerim Alajbegovic – Bosnje dhe Hercegovina ndaj Katarit

🇦🇷 Julián Álvarez – Argjentina ndaj Zvicrës

🇨🇻 Sidny Lopes Cabral – Kepi i Gjelbër ndaj Argjentinës

🇳🇴 Erling Haaland – Norvegjia ndaj Brazilit

🇭🇹 Wilson Isidor – Haiti ndaj Marokut

🇳🇿 Elijah Just – Zelanda e Re ndaj Iranit

🇯🇵 Daizen Maeda – Japonia ndaj Suedisë

🇫🇷 Kylian Mbappé – Franca ndaj Senegalit

🇦🇷 Lionel Messi – Argjentina ndaj Algjerisë

🇺🇿 Eldor Shomurodov – Uzbekistani ndaj Kongos Demokratike

🏴 Jude Bellingham – Anglia ndaj Francës

🇪🇸 Ferran Torres – Spanja ndaj Argjentinës

Tifozët tashmë e kanë mundësinë të votojnë për golin që e meriton të shpallet më i bukuri i Botërorit 2026.

Fituesi do ta marrë çmimin prestigjioz “Hyundai Goal of the Tournament” pas përfundimit të procesit të votimit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull