Enti i Revizionit zbulon parregullsi në Teatrin Shqiptar në Shkup për vitin 2024

2 Min. Leximi

Një sërë parregullsish janë konstatuar në Teatrin Shqiptar në Shkup për vitin 2024 nga Enti Shtetëror i Revizionit. Sipas konstatimeve të bëra gjatë këtij viti, janë vërejtur mangësi në mënyrën e regjistrimit dhe evidentimit të orarit të plotë të punës së punonjësve, nuk janë regjistruar në mënyrë të rregullt dokumentet dalëse në librin e protokollit të institucionit, dhe është konstatuar se nuk është miratuar një akt i veçantë për përcaktimin e çmimeve të biletave.
“Dobësi në procesin e kryerjes së regjistrimit të mjeteve dhe burimeve të mjeteve,

– nuk është vendosur evidencë materiale për mjetet materiale

– evidentimi i objekteve ndërtimore pa siguruar akt për pronësi

-janë evidentuar mjete materiale në përgatitje, përkundër faktit se është siguruar Leje për përdorim dhe janë dhënë rekomandime për vënien në përdorim të objektit ndërtimor dhe pajisjeve;

-nuk është përcaktuar mënyra e prokurimit, pranimit, shpërndarjes dhe evidentimit (ngarkimit) të materialeve dhe inventarit të imët”-thanw nga Enti Shtetëror për Revizion

Përveç këtyre, janë evidentuar parregullsi në funksionimin e Këshillit Drejtues, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, si dhe shfrytëzim i papërshtatshëm i hapësirave të parkimit të dedikuara për publikun. Raporti thekson edhe mungesën e mekanizmave ligjorë për angazhimin e detyrueshëm të ofruesve të shërbimeve në programet vjetore të punës së institucionit.

Gjatë vitit 2024 drejtorë në Teatrin Shqiptar në Shkup ishin: Adem Kraga, Vjollca Bekteshi-Hamiti dhe Hismet Ramadani. /Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull