Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Shëndeti

Duhani dhe alkooli po e vrasin njerëzimin, 2.7 ml evropianë vdesin në vit

Përditësimi i fundit: 2024/06/14 at 1:57 PM
Publikuar June 14, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Maqedoni pirja e duhanit lejohet vetëm në tarracat e jashtme, por një pjesë e mirë e restoranteve nuk e respektojnë Ligjin për Mbrojtje nga Duhani. Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile kanë shkaktuar rreth 2.7 milionë viktima në vit në Evropë. OBSH u ka bërë thirrje qeverive të vendosin rregulla më të ashpra për produktet që dëmtojnë shëndetin. Prandaj, duke marrë për bazë këtë numër të lartë të vdekshmërisë duhet kujdes i shtuar në këtë drejtim që të reduktohet sasia e përdorimit të substancave dhe alkoolit që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në shëndetin tonë, shkruan Zhurnal.

OBSH ngre alarmin, duhani dhe alkooli vrasin çdo vit 2.7 milionë njerëz në Evropë

- Reklamim -

Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile kanë shkaktuar rreth 2.7 milionë viktima në vit në Europë. OBSH u ka bërë thirrje qeverive të vendosin rregulla më të ashpra për produktet që dëmtojnë shëndetin, sipas The Guardian.

Sipas raportit industritë e fuqishme po nxisin sëmundjet dhe vdekjen e parakohshme duke abuzuar me marketingun dhe reklama, si dhe duke ndërhyrë në përpjekjet e qeverive për të parandaluar sëmundjet vrasëse si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Raporti gjithashtu thekson se duhani, lëndët djegëse fosile, ushqimet e përpunuara dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7,400 vdekje çdo ditë në 53 shtetet e Europës.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Europë ka arritur deri në 2.7 milionë persona. Shifrat pasojnë një studim të vitit 2023, i cili zbuloi se alkooli, duhani, ushqimet dhe pijet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile shkaktuan 19 milionë vdekje në vit globalisht.

OBSH vlerëson se duhani shkakton më shumë se 1 milion vdekje në vit, 10% e të gjitha vdekjeve në Europë. Gati 600,000 persona vdesin çdo vit nga lëndët djegëse fosile (5% e të gjitha vdekjeve), ndërsa alkooli shkakton më shumë se 400,000 vdekje në vit. Dhe më shumë se 350,000 njerëz vdesin çdo vit nga konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar, pijeve me sheqer dhe ushqimeve të yndyrshme dhe të kripura.

Ndonëse shifrat janë alarmante, abuzimet përmes marketingut dhe reklamave në Shqipëri vazhdojnë dhe madje televizioni po përdoret si një formë për të promovuar cigaret elektronike. Sakaq, ato vijojnë të qarkullojnë dhe shiten “frikshëm” edhe në subjekte të vogla.

Duhani dhe substancat narkotike

Duhani gjatë djegjes çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që ndikohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.

Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkërive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin “1” të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave. Dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Është vërtetuar se sëmundjet e trurit janë të pranishme në një numër: 3.4 mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare në ditë, ky rrezik trefishohet. Prandaj, dënimet për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura sigurisht që duhet të jenë të larta sepse edhe pasojat janë të mëdha edhe për ata që nuk e pinë por pa vullnetin e tyre ekspozohen ndaj tymit të duhanit. Por, të shohim se çfarë janë substancat narkotike?

Në shoqërinë shqiptare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin tonë. Përdorimi i rregullt i drogave të ndryshme, sigurisht që ka një sërë efektesh përcjellëse. Sipas specialistëve të anti-drogës mësohet se efektet e para nga përdorimi i substancave narkotike janë në tru dhe në të gjithë sistemin nervor. Në këtë mënyrë përdorimi i vazhdueshëm bën që të ulet veprimtaria e trurit, çekuilibrimin e sistemit mendor të cilin e largojnë personin nga jeta dhe veprimtaria e përditshme shoqërore.

Në këtë rast shfaqen dhe sëmundjet mendore siç janë psikopatia, kapja shpejt nga stresi, humbja shpjet e vetëdijes, pagjumësia, mërmëritja dhe folja në gjumë, halucinacione, humbja e kujtesës etj. Me pak fjalë të sëmurë mendërisht si dhe kaos në gjendjen shpirtërore. Puna më e madhe për pastrimin e organizmit nga lëndët toksike i bie mëlçisë dhe veshkave. Gjaku është shumë i ndjeshëm nga substancat narkotike. Anemia, toksikimi i gjakut, ndryshimi i formave dhe sasisë së qelizave të gjakut, gangrena janë pasojat më të rrezikshme. Po ashtu është i pallogaritshëm dëmi që i shkakton droga të lidhurit pas saj, jetës familjare, fëmijëve që do të lindin, jetës sociale, ekonomisë së familjes dhe të shtetit nga ana tjetër.

Nga kjo kuptohet që ekziston një dallim shumë i madh mes duhanit dhe substancave narkotike, që edhe në prishjen e rendit publik rastet potenciale më të mëdha janë që përdoruesit e substancave narkotike të prishin rendin publik, ndërkaq duhanpirësit prishin shëndetin e tyre dhe të atyre që janë të ekspozuar në ato hapësira.

Por ligjëvënësit tonë nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë dallim kaq të madh, dhe kanë vepruar në atë formë që dënimet të jenë pothuajse të së njëjtës vlerë sikurse ai apo ajo që pi duhan sikurse ato që marrin substanca narkotike. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 14 Qershor, 2024 June 14, 2024
Artikulli i mëparshëm Në këtë kohë do të falet Bajrami në RMV
Artikulli tjetër BDI DO TË BASHKËPUNON ME VMRO-NË DHE LSDM-NË, POR JO EDHE ME VLEN-IN?!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN: Angazhohemi për përmirësimin e kushteve të punës dhe efikasitetin në Gjyqësor

    3shi.net February 18, 2025
    Izet Mexhiti në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit” me Presidentin Trump
    “Ndërhyrja e Kurtit në RMV ndan shqiptarët” – Thaçi: Do të fshehë dështimet në Kosovë
    Enes Ibrahim: Kandidatët turq për deputetë nga “Fronti Europian” nuk ndajnë vlera të përbashkëta, do të largohen nga ky koalicion pas zgjedhjeve!
    Taravari: Ashensorët e Spitalit të Tetovës, lëshohen në përdorim më 15 shtator
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmeShëndeti

    Taravari viziton Fakultetin e Mjekësisë Veterinare

    April 24, 2025
    Shëndeti

    Rritje e kapitacionit në RMV, mjekët amë dhe gjinekologët do të marrin nga 25 denarë më shumë, ndërsa stomatologët nga 14 denarë

    April 7, 2025
    Shëndeti

    Amir Elezi: Angazhimi jonë është të sigurojmë sasi të mjaftueshme të gjakut

    April 4, 2025
    Shëndeti

    Bekim Sali: Le të jemi të vetëdijshëm për nevojën për mbështetje për individët që jetojnë me autizëm

    April 2, 2025
    Shëndeti

    Dita Botërore e Autizmit: Pesë fakte që duhet t’i dini

    April 2, 2025
    Shëndeti

    Taravari: Pajisje moderne për spitalet tona

    March 10, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?