Përfaqësuesja e Danimarkës është fituese e Kampionatit Botëror të hendbollit për vitin 2025. Danezët në finalen e madhe të zhvilluar sonte në Oslo të Norvegjisë, triumfuan përballë Kroacisë me rezultatin 25:32.
Golashënuesi më i mirë i kampionit të ri të botës ishte Gidsel me 10 finalizime.
Për Danimarkën ky është titulli i katërt Botëror që e fiton radhazi.
Ndërkohë më herët u zhvillua edhe ndeshja për vendin e tretë të Botërorit, të cilën e fitoi Franca, pasi mposhti Portugalinë me shifra të ngushta 35:34.