VLEN ka njoftuar se është duke punuar intensivisht në hartimin dhe finalizimin e tre ligjeve të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë: Ligjin për Arsim të Lartë, Ligjin për Cilësi në Arsim të Lartë dhe Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, raporton Zyrtare.
Sipas njoftimit, këto iniciativa synojnë krijimin e një sistemi arsimor më cilësor, modern dhe të qëndrueshëm, përmes zgjidhjeve afatgjata që do të adresojnë sfidat aktuale në sektor.
Nga VLEN theksojnë se përkushtimi në këtë proces është i vazhdueshëm, me qëllim që reformat e propozuara të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e standardeve akademike dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në vend.

