Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka marrë pjesë në aktivitetet për shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ftesën dhe mikpritjen.
“Në Prizren, me miq e bashkëveprimtarë, shënuam 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Falënderoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për ftesën, mikpritjen dhe nderin.
Vazhdojmë bashkë, në frymën e kësaj Lidhje, e cila është orientim në angazhimin tonë politik.
Lidhja është gjallë!”, ka shkruar Kasami.

