Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, pas votimit të qeverisë së re, ka deklaruar se po hapet një kapitull i ri në vendin tonë dhe se ndryshimi po bëhet realitet.
“Këtë të diel, u hap kapitull i ri në vendin tonë, ndryshimi u bë realitet!
Urimet më të mira të gjithëve, me sa më shumë energji dhe përkushtim!
Urime për të gjithë ata që kanë lëvizur së paku një gur në rrugën për ta bërë ndryshimin!
Punë të mbarë e me krahë të lehta!
Urime Qeveria VLEN!”, ka shkruar Bekim Sali.