Intervenon faktori shqiptar, ish-ushtari i UÇK-së Fadil Pushkolli lirohet ekspres nga policia e RMV-së

1 Min. Leximi

Ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, ka bërë të ditur se është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut pas një interviste dhe marrjeje në pyetje.

Pas lirimit, Pushkolli ka falënderuar Policinë e Maqedonisë së Veriut, duke veçuar pjesëtarët shqiptarë për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.

“Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës”, ka shkruar Pushkolli.

Ai ka shtuar: “Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull