Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

BDI: Qeveria VMRO-VLEN e bllokon realizimin e projekteve infrastrukturore

Përditësimi i fundit: 2024/10/09 at 5:09 PM
Publikuar October 9, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot përmes Konferencës për media shprehur shqetësimet tona të thella lidhur me ngecjet e Qeverisë mono-etnike në realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së saj.

“Sot, jemi këtu për të shprehur shqetësimet tona të thella lidhur me ngecjet e Qeverisë mono-etnike në realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së saj. Në këto tre muaj, në vend që të ketë progres ka ngecje dhe shkurtim mjetesh të projekteve kyçe në infrastrukturën rrugore, siç janë
Korridori 8 dhe 10d, autostrada Shkup-Bllacë, rruga Tetovë -Prizren, kontrolli i përbashkët i kufinjëve, hekurudha dhe projekte të tjera që janë të një rëndësie strategjike për vendin”, thonë nga atje.

- Reklamim -

Sipas tyre, korridori 8, projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i shtetit që nga pavarësia, i cili lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, është një nga arteriet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal dhe evropian.

“Për fat të keq, qeveria me legjitimitet monoetnik qëllimisht zvarrit procedurat e nevojshme për realizimin e këtij korridori evropian. Menjëherë pas ardhjes në pushtet zvogëluan mjetet buxhetore nga 15.1 mld denarë në 4 mld denarë. Kjo nuk mjaftoi, në mënyrë të pa drejt ndryshuan vendimin e miratuar nga Qeveria e mëparshme për trasenë e autostradës Gostivar Bukojçan për ndërtimin e tunelit me gjatësi prej 5.3 km, që erdh si rezultat i “cost benefit” analizës e bërë nga ekspertët si zgjidhja më e mirë që do të ndikojë në zvogëlimin e kohës së udhëtimit dhe do të ris sigurinë në komunikacion”, shtojnë nga BDI.

Nga atje kanë nënvizuar se kjo Qeveri tregon se nuk ka vullnet të ndërtojë edhe autostradën Shkup – Bllacë. Edhe pse punimet e dy kilometershit të parë kanë përfunduar, ende nuk janë lëshuar në përdorim këto dy kilometra të përfunduar të autostradës.

“Me qëllim të mos realizimit të këtij projekti, paralajmërojnë ndryshim të trases së përcaktuar në projektin bazë. Dëshirojmë të informojmë opinionin se traseja e paraparë në projekt është zgjedh duke respektuar të gjitha procedurat e nevojshme. Kjo trase është përzgjedhur edhe në përputhshmëri me rregulloret e BERZH dhe Ndërmarrjes së Rrugëve, i përshtatur me të gjitha palët e involvuara, siç janë institucionet përkatëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe popullatën e asaj ane. Përveç kësaj, edhe projekti për ndërtimin e rrugës Tetovë- Prizren mbetet vetëm premtim parazgjedhor i tyre. Kanë ngecur të gjitha procedurat e filluara për realizimin e këtij projekti të miratuara nga qeveria e kaluar. Nga këtu, pyesim institucionet kompetente pse nuk fillojnë me procedurat për zgjedhjen e kompanisë projektuese për projektimin e tunelit të përbashkët Tetovë – Prizren me gjatësi 6.2 km, që parashihet në marrëveshjen e nënshkruar në mes dy vendeve në fillim të këtij viti. Të njejtat vonesa, obstruksione dhe përpjekje minuese zhvillohen edhe për hekurudhën e korridorit 8, portin e thatë në Strugë dhe projektet tjera në veriperendimin e vendit. Ngecjet nuk ndalen vetëm me këto projekte. Shumë akse të tjera rrugore dhe hekurudhorennë të gjithë Maqedoninë e Veriut janë lënë pas dore, duke penguar jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Këto dështime janë të papranueshme dhe të pa shpjegueshme në një periudhë kur vendi ynë ka nevojë për investime serioze në infrastrukturë për të përparuar në zhvillim dhe integrim evropian. Sa i përket projektit të kontrollit të përbashkët të kufinjëve ne fqinjtë, njoftojmë opinionin që ky parim, i quajtur One Stop Shop, tashmë është në zbatim me Shqipërinë dhe Serbinë, ndërsa me Kosovën është firmosur marrëveshja dhe është miratuar ligji në Kuvend, ndërsa kjo qeveri jolegjitime duhet vetëm të zbatojë e jo të shkaktojë rradhë kilometershe në Bllacë. Me sa duket, Qeveria nuk është bë dijeni që kjo punë është e kryer dhe është në zbatim e sipër. Ne, si Bashkimi Demokratik për Integrim, kërkojmë llogaridhënie të plotë nga qeveria për këto ngecje të papranueshme në realizimin e këtyre projekteve strategjike.Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një qeveri që punon për ta, që është e përkushtuar dhe që zbaton projektet me të cilat është zotuar”, thonë nga BDI.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 9 Tetor, 2024 October 9, 2024
Artikulli i mëparshëm Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti zbulon pjesë të draft ligjit për përfaqësim të drejtë
Artikulli tjetër Kasanof nesër në Kosovë, Kurti: Duhet të durojmë 24 orë për të kuptuar se çfarë mund të presim prej tij

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Milloshoski, Mitreski dhe Bendevska, nënkryetarët e rinj të Kuvendit

    3shi.net June 14, 2024
    Ministri i Jashtëm turk kërkon bashkimin global të muslimanëve në mbështetje të palestinezëve
    Problemet në universitete dhe ligjëruesit disa vite pa vendime, flet ministrja e Arsimit, Janevska
    Studimi: Zakoni i keq që kemi pothuajse të gjithë, po na shkakton dëme në tru
    Dënime me kusht për sulmin në MNAV, përfshi dhe zyrtarin e BDI-së
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?