Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga tubimi qendror i Frontit Evropian në Tetovë, tha se sot është dita e dëshmorëve dhe ata janë kujtuar në të gjitha vendet, që nga Likova, Struga e Tetova.
“Sot ne jemi këtu, për të bërë porosi, për të gjithë ata, të cilët mendojnë që ky Front, kaq fort i organizuar, e i etabluar me një mision historik që vendin tonë ta anëtarësoj në BE. Asnjëherë nuk kam dalë që të them atë s’mund ta bëj. Por sot, unë jam edhe më i fort me vëllezërit e mi të Frontit, dhe kemi dhënë një betim, që ky vend vendin e ka në BE”, deklaroi Ali Ahmeti.
Ahmeti tha me 8 maj duhet të votoni për ata që e bën historinë dhe jo për ata, siç tha ai që nuk dinë dy hapa para t’i bëjnë.
“Ne asnjëherë nuk ju kemi zhgënjyer dhe dëshpëruar”, tha më tej Ahmeti.
Ali Ahmeti: Asnjëherë nuk ju kemi dëshpëruar!
