Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill ka dëshmuar se grupi i Ziadin Selës i cili iu bashkangjit BDI-së nuk ka fare peshë elektorale. Ky grup i solli shumë pak vota BDI-së, dhe për këtë shkak partia e Ahmetit e ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj tyre.
Mësohet se Artan Grubi ka kërkuar nga përfaqësuesit e Selës që të heqin dorë nga mandatet për deputetë dhe tia lëshojnë vendin kandidatëve të BDI-së, pasi sipas tij nuk i meritojnë mandatet me votat e BDI-së.
Se ka plasur sherri mes BDI-së dhe Selës dëshmon edhe tubimi i fundit i BDI-së në Strugë. Ali Ahmeti u paraqit në tubim pa Ziadin Selën, edhe pse Sela është bartës liste në zonën 5 nga Fronti Europian. Deri para zgjedhjeve të 24 prillit, Sela ishte i pandashëm me Musa Xhaferin dhe Ali Ahmetin, por duket se ka ndryshuar hesapi pas rezultatit të dobët zgjedhor.