Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, si dhe ish-kryesues i OSBE-së Bujar Osmani, ka folur për Planin 9 pikësh për deesklaimin e situatës në veri të Kosovës.
Osmani tha se tha se është kërkuar që forcat speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe të largoheshin nga njëra-tjetra në mënyrë që të mos kenë kontakt fizik.
Sipas tij OSBE posedonte informacione se në veri mund të krijohej një realitet i ri, në vijë me ndryshimin e kufijve.
“Fillimisht unë kam thënë jam gjysmë Kosovar, gjysmën e familjes e kam të Kosovës dhe gjithmonë kam refuzuar të bisedojë me njerëz për ndjesinë time ndaj Kosovës. Si kryesues i OSBE-së kjo ka qenë para diku një viti diku me 26 maj, kur kryetarët u futën në objektet e komunave, unë kam qenë në Prishtinë dhe kam qenë gjithë ditën pothuajse me z.Kurti edhe në Prishtinë edhe në disa qytete tjera të Kosovës. Pastaj në përgjithësi situata nisi të eskalonte, Serbia e rriti gatishmërinë e vet ushtarake në kufi me Kosovën, Kosova kishte dërguar forcat speciale në Veri. Administrata nuk mund të futej në Komunë, ju e dini që OSBE e ka ciklet e saj në parandalimin e konfliktit. Asokohe në OSBE kishim informacione se një përplasje apo kontakt fizik mes forcave speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe mund të eskalonte situatën që për pasojë mund të kishte rishënim të pozicioneve serbe në veri të Kosovës dhe pozicion i ri për negociatat që mund të mbaheshin”, tha Osmani në Pressing.
“Serbia planifikonte të futet në Veri, sikurse ndodhi më vonë në Banjska”, deklaroi Osmani.
“Ne si OSBE kërkuam të krijohej një distancë fizike mes forcave speciale dhe ushtrisë serbe. Ishte gënjeshtër e madhe që ne kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi veriun. Ishte vetëm forcat e armatosura të largohen nga njëra-tjetra, të mos kishin kontakt fizik, sepse mund të krijonte një realitet të ri që ishte në vijë të ndryshimit të kufijve”, tha ai tutje.