Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës dhe katër personave tjerë. Ata akuzohen për punë të pandërgjegjshme në detyrë, keqpërdorim të detyrës dhe ndërtim pa leje, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj K.K. (36), S.R. (38), M.T. (42), S.O. (61) dhe Gj.M. (54), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se K.K., S.R. dhe S.O. kanë kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v, M.T. ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353, ndërsa Gj.M. ka kryer veprën penale “ndërtim pa leje” sipas nenit 244-a të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
E punësuara M.T. kundërligjshëm kishte përgatitur leje për rikonstruksion, edhe pse ishte ndërtim i ri. Udhëheqësja e sektorit të urbanizmit, S.R. kishte miratuar lejen, edhe pse ishte në dijeni.
Kundërligjshëm ka vepruar edhe ish-kryetari Konstandin Konstandinov, inspektorja S.O. dhe ndërtuesi Gj.M.

