Në Butel të Shkupit, Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit.
Në një atmosferë impozante dhe në prezencë të anëtareve, aktivistëve, simpatizantëve të partive nga Fronti Europian para një numri të madh qytetarësh të Butelit, eksponentë dhe zyrtar të lartë të partive të koalicionit europian folën për rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta dhe rëndësinë e vazhdimit të rrugëtimit gjeostrategjik të vendit drejt BE.
Të pranishëm në hapje ishin zëvendës kryeministri Artan Grubi, deputeti Arbër Ademi, kandidatët për deputetë Sadulla Duraku, Elmi Aziri, Skender Rexhepi – Zejd, Dijana Toska, etj.
Grubi foli për rëndësinë e krijimit të “Frontit Europian” dhe zgjedhjeve të dyfishta, presidenciale dhe parlamentare në raport me orientimin strategjik të vendit drejt SHBA dhe BE.
“Jemi bë bashkë të gjitha partitë politike, progresive për ta fituar komunën e Butelit. Zgjedhjet e 24 prillit dhe ato të 8 majit, nuk janë vetëm se zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, por janë zgjedhe të cilat do ti përcaktojnë edhe zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Në këto zgjedhje kemi ballafaqim konceptesh, e bardha me të zezën, e mira me të keqen, sevapi me haramin, Amerika me Rusinë, e ju zgjidhni në cilën anë jeni. A jeni në anën e të zezë, haramit dhe Rusisë, apo jeni në anën e të mirës, të bardhë, Amerikës dhe sevapit”, tha zëvendëskryeministri Grubi para të pranishmëve.
Ai potencoi se është dashur 22 vjet për tu bërë bashkë shqiptarët mes veti, mandej edhe me të tjerët – romët, boshnjakët, turqit, dhe pse jo, nesër të bashkëngjitet edhe ndonjë parti maqedonase në Frontin Europian.
“Këtu janë forcat progresive të cilat e bënë ndryshimin e madh në vitin 2001 nëpërmjet të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimeve Kushtetuese. 22 vjet përpjekje për tu bërë bashkë dhe për ta bërë këtë ndryshimin e duhur. Në këto 22 vite përpjekje në ndërtimin e këtij Fronti Europian, ka shumë mund, shumë sakrifica por edhe shumë pengesa. Ne jemi bë bashkë për ti bërë bashkë shqiptarët dhe të tjerët, për ta çuar këtë vend në Bashkimin Europian. Ato derivatet e Basriut, Elmiut, Zejdit, Sadullahut, dhe një derivat tjetër janë bë bashkë për ta mposhtur kujtesën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të arriturat e marrëveshjes së Ohrit. Ai keni dëgjuat në ndonjë fjalim të vetëm duke folur për shkollë, për çerdhe, për spital, për rrugë, për investime kapitale, për zhvillim ekonomik, për hapje të vendeve të reja të punës asnjë të vetëm, Çdo fjalim kryekëput e kanë ta rrëzojmë Ali Ahmetin, ta rrëzojmë BDI-në, ta rrëzojmë Frontin Eurpian dhe ta marrim pushtetin për VMRO DPMNE-n. E kjo nuk bëhet vëllezër!”, theksoi Grubi.