Një tërmet i fortë ka tronditur sot Indonezinë, transmeton Anadolu.
Agjencia e gjeofizikës e vendit (BKMG) tha se tërmeti me magnitudë 6,0 ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash në ishullin Java.
Epiqendra e tërmetit ishte në det, 132 kilometra në verilindje të rajonit Tuban.
Nuk ka pasur raportime për dëme.