Këshilltari i AKI-së, Abdul-Selam Selami, fton qytetarët e Shkupit të dërgojnë propozime për projekte infrastrukturore

1 Min. Leximi

Grupi i Këshilltarëve të AKI-së në Qytetin e Shkupit, përmes Abdul-Selam Selamit, ka ftuar qytetarët që deri më 30 nëntor 2026 të dërgojnë propozimet dhe kërkesat e tyre për projektet infrastrukturore që mungojnë në lagjet e tyre.

Propozimet mund të dërgohen me postë elektronike, përmes rrjeteve sociale ose me kontakt të drejtpërdrejtë me Selamin. Qëllimi është që ato t’i paraqiten si kërkesa dhe amendamente për t’u përfshirë në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2027.

Selami theksoi se, edhe pse AKI është në opozitë, zëri dhe interesat e qytetarëve duhet të përfaqësohen. Sipas tij, grupi i këshilltarëve do të angazhohet që kërkesat e qytetarëve të marrin vëmendjen e duhur dhe të paraqiten si prioritete për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Shkupi është i qytetarëve, prandaj edhe prioritetet e tij duhet të burojnë nga qytetarët!”, shkruan Selami në status.

Kontakt për propozime:
Email: [email protected]
Tel: 070 373 796

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull