Ylber Imer emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare

1 Min. Leximi

Qeveria në mbledhjen e fundit e emëroi Ylber Imerin kuadër i Aleancës për Shqiptarët -nga dega e Bogovinës zëvendës drejtor në Policin financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ylber Imeri i lindur më 1981 në Tetovë, është i diplomuar në UEJL në Administratë Biznesi dhe një profesionist i çmuar dhe me përvojë disa vjeçare të suksesshme menaxhuese në sektorin bankar, të tregëtisë, si dhe sektorin e financave.
Imeri është njohës i gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze, një personalitet me tipare pozitive dhe i pranueshëm për mjedisin dhe shoqërinë.

- Advertisement -

Si njeri me parime të shëndosha posedon vlera të larta morale dhe njerëzore, vlera të cilat pritet të arsyetohen gjatë kryerjes së detyrave të cilat dalin nga kjo drejtori e rëndësishme.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull