Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

1 Min. Leximi

Nënkryetari i BDI-së dhe Shef i Kabinetit të Kryetarit të partisë, Faton Ameti, ka demantuar kategorikisht informacionin se merr 180.000 denarë pagë nga partia. Sipas tij, shuma që merr është shumëfish më e ulët se ajo që pretendohet.

“E demantoj kategorikisht këtë lajm. Shpifjet dhe keqpërdorimin e emrit tim për qëllimet tuaja politikante dhe të ulëta nuk ua kam borxh dhe nuk do t’i toleroj”, shkruan Ameti në reagimin e tij.

Ai thotë se puna pranë partisë dhe kryetarit, si dhe angazhimet e tij politike, nuk lënë hapësirë për ndonjë angazhim tjetër me orar të plotë. Ameti shton se nuk është deputet, këshilltar, bartës i ndonjë funksioni tjetër publik dhe as pronar i ndonjë biznesi, si dhe se nuk merr pagë nga asnjë institucion apo subjekt tjetër.

Sipas Ametit, paga e tij në parti është e ligjshme, publike dhe e verifikueshme, dhe financohet nga mjetet që partitë politike marrin nga buxheti i shtetit për funksionimin e veprimtarisë së tyre.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull