“I njëjti flamur, e njëjta hartë” kur katër shqiptarë u dënuan me nga një vit burg në kohën e Blerim Bexhetit si ministër i Drejtësisë

1 Min. Leximi

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, sot e ka cilësuar “padrejtësi të rëndë” dënimin me tre muaj burg të një të riu shqiptar për festimin e 28 Nëntorit dhe mbajtjen e simboleve kombëtare.

Por, një fotografi e datës 28 nëntor 2011 rikthen në vëmendje një rast tjetër, kur katër shqiptarë u dënuan me nga një vit burg për të njëjtin flamur dhe të njëjtën hartë.

Në atë kohë, Blerim Bexheti ishte ministër i Drejtësisë.

Sot, Bexheti deklaron se flamuri kuqezi nuk është provokim dhe se askush nuk ka të drejtë ta kriminalizojë identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Rasti i vitit 2011 rikthen në debat qëndrimin e tij të sotëm, duke vënë përballë deklaratat aktuale me periudhën kur ai drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull