Admir Shabani ngre pikëpyetje: A e mbante Artan Grubi “për fyti” Ali Ahmetin me dokumentet për “Alta bankën”?

2 Min. Leximi

Dokumentet e reja për Alta bankën nxjerrin në pah rolin e Artan Grubit dhe lidhjet e njerëzve të afërt me Ali Ahmetin në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore.

Brenda BDI-së, ndërkohë, shtohen dyshimet se kur dhe si nisi varësia e Ali Ahmetit nga kjo dosje.

“Detajet fshihen te gjërat e imta”, do të thoshte “kingu”. Dhe sa më shumë dokumente që dalin në dritë për megaskandalin e Alta bankës, aq më shumë ngushtohet rrethi i përgjegjësisë politike të ish pushtetarëve të BDI-së.

Kështu shprehet zëvendësministri i Mbrojtjes dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, duke ngritur pikëpyetje të reja mbi përfshirjen e figurave të larta të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore në Stopanska banka – Manastir.

Sipas dokumenteve të bëra publike, Artan Grubi personalisht ka nënshkruar vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore. Po ashtu, më 6 qershor, në një seancë qeveritare nën drejtimin e tij, është shqyrtuar informacioni për shitjen e aksioneve në pronësi të Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar.

Në këtë proces përmenden emrat e Artan Grubit, Fatmir Besimit dhe Kreshnik Bekteshit, ndërsa më pas në skenë shfaqet edhe krushku i Ali Ahmetit, për të përfunduar te Davor Macura.

Shabani vlerëson se këto zhvillime kërkojnë përgjigje të qarta politike dhe institucionale, duke vënë në pikëpyetje rolin e njerëzve më të afërt të is -kryetarit të BDI-së në këtë proces.

Por, përtej dokumenteve dhe përgjegjësive për shitjen e aksioneve, Shabani ngre edhe një pyetje më të rëndë politike: A është e mundur që Artan Grubi ta ketë mbajtur Ali Ahmetin peng përmes dosjes së Alta bankës?

“Që sa kohë, ose më saktë, prej cilit moment ‘kryekomandanti’ është mbajtur për fyti me Alta bankën?”, është dilema që Shabani thotë se brenda BDI-së shumëkush mund ta dijë, por heziton ta thotë publikisht.

Sipas tij, është e lehtë të bërtasësh nga opozita dhe të sulmosh të tjerët, kur dokumentet e së kaluarës politike të nxjerrin pikërisht ty në qendër të vëmendjes.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull