Daut Beqiri: Haraçina po ndërtohet cep më cep, vazhdon asfaltimi i rrugëve

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve infrastrukturore në komunë, ku po realizohet asfaltimi i rrugës në zonën e njohur si Zibert.

Beqiri thekson se investimet po shtrihen në pjesë të ndryshme të Haraçinës, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo lagje.

Ai ka bërë të ditur se synimi i komunës është që asnjë rrugë të mos mbetet pa asfaltuar, duke premtuar vazhdimin e projekteve dhe punëve konkrete në të gjitha pjesët e Haraçinës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull