Blerim Bexheti kritikon heshtjen e VLEN-it pas deklaratës së Dimitrievskit: A janë karriget më të rëndësishme se dinjiteti i shqiptarëve?

1 Min. Leximi

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas reagimeve publike, u është referuar shqiptarëve si „një grup i vogël qytetarësh“.

Bexheti ka kërkuar që Dimitrievski të japë llogari për këtë deklaratë, ndërsa kritikat kryesore i ka drejtuar ndaj përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri, duke i pyetur pse nuk kanë reaguar.

„Ku janë zëvendëskryeministrat, ministrat dhe deputetët? Pse heshtin kur shqiptarët minimizohen nga partnerët e tyre të pushtetit?“, ka shkruar Bexheti.

Ai ka vënë në pikëpyetje nëse qëndrimi në pushtet është më i rëndësishëm për përfaqësuesit e VLEN-it sesa mbrojtja e dinjitetit të shqiptarëve.

„A është interesi për karriget qeveritare më i rëndësishëm se dinjiteti i shqiptarëve?“, thuhet në reagimin e deputetit të BDI-së.

Në fund, Bexheti ka theksuar se ata që marrin votën e shqiptarëve kanë detyrim të mbrojnë dinjitetin e tyre dhe të mos heshtin për të ruajtur pozitat në pushtet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull