Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka bërë thirrje për mbështetjen e kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiji, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bexheti e ka lidhur garën zgjedhore me simbolikën e muajit nëntor, duke bërë thirrje për bashkim dhe tejkalim të ndasive.
“Nëntori është muaji i krenarisë, bashkimit dhe dinjitetit kombëtar! Le të jetë Bërvenica vendi ku nis festa, ku uniteti triumfon mbi ndasitë dhe ku bashkimi ynë dëshmon forcën e një populli të pathyeshëm”, ka shkruar Bexheti.
Ai ka publikuar edhe numrin me të cilin garon Jahiji, duke e mbyllur mesazhin me sloganin: “Arkin Jahiji – 6. Bashkë drejt fitores!”

