Hapet Njësia Amë në Batincë, Fazliu: “Një premtim i dhënë sot u realizua”

1 Min. Leximi

Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar për hapjen e Njësisë Amë të Drejtorisë së Librave Amë në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit. Me hapjen e kësaj njësie, banorët do të mund të marrin shërbime të evidencës amë më afër vendbanimit të tyre.
“Një premtim i dhënë sot u realizua.
Me shumë kënaqësi, sot hapëm Njësinë Amë të Drejtorisë së Librave Amë në fshatin Batincë, në Komunën e Studeniçanit.
Kjo njësi do t’u ofrojë banorëve shërbime të drejtpërdrejta dhe më të afërta, veçanërisht në lëshimin e certifikatave të lindjes, martesës dhe vdekjes, si dhe shërbime të tjera nga evidenca amë.
Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë larg për të marrë dokumentet dhe shërbimet që u nevojiten. Shërbimet i sjellim më afër banorëve, me më pak kohë, më pak kosto dhe më shumë efikasitet.
Një tjetër premtim i realizuar, një tjetër shërbim më afër banorëve të kësaj zone”, ka shkruar Fazliu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull