Mexhiti: “Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për çlirimin e popullit tonë”

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me vendimin që pritet të merret në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur pritjen e tij që të merret një vendim që, sipas tij, do të konfirmojë pafajësinë e tyre.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për çlirimin e popullit tonë.

Procesi i padrejtë dhe kundërthënës ndaj komandantëve të UÇK-së në Hagë, duhet të përfundojë nesër dhe ne presim që të merret një vendim i drejtë që do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që luftuan për çlirimin e Kosovës.
Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin; viktima me dhunuesin, ndërsa sakrifica për çlirimin e Kosovës nuk duhet të kthehet në agjendë politike për kundërshtuesit e pavarësisë dhe shtetshmërisë së Kosovës.

Liria e Kosovës u fitua me sakrificë, guxim dhe gjak. Emrin e lirisë sot e bartin me guxim e dinjitet liderët tanë që padrejtësisht ndodhen në Hagë.

Momenti i së vërtetës po afron.

Për ne, liria e Kosovës nuk është thjesht një fjalë, është amanet.

Për lirinë, drejtësinë, dinjitetin. Për Kosovën”, ka shkruar Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull