Dokumentet e udhëtimit/ Në Shqipëri edhe me letërnjoftime të vjetra!

1 Min. Leximi

Nga mesnata automjetet kalojnë kufijtë konform dispozitës së Marrëveshjes së Prespës, ku ndërpritet vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve për përdorim ndërkombëtar që përmbajnë eomrin e vjetër të shtetit.

Shërbimet kufitare greke nuk I kanë lejuar udhëtarët nga vendi ynë që kanë patur libreza trafiku me emrin e vjetër të shtetit. Ata janë kthyer kurse janë kontrolluar detajisht edhe dokumentet tjera të udhëtimit.

- Advertisement -

Me Shqipërinë, konform protokollit dypalësh, trafiku zhvillohet normalisht me dokumente të udhëtimit, patent shoferi dhe targa veturash pa shenjën NMK. Në Qafë të Thanës, qytetarët e RMV-së janë larguar nga vendi me letërnjoftime të vjetra dhe nuk janë kthyer nga shërbimet kufitare shqiptare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull