Këshilli i Prokurorëve Publikë ka nisur procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJOGOKK), pasi mandati i Islam Abazit skajon më 8 nëntor, përcjell INA.
Shpallja do të publikohet më 10 gusht në „Gazetën Zyrtare“, ndërsa prokurorët do të kenë afat 15 ditë për të aplikuar. Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, shefi i ri do të zgjidhet përmes votimit të drejtpërdrejtë nga të gjithë prokurorët në vend, për një mandat katërvjeçar.
Sipas mediave maqedonase këta janë kandidatët e përfolur:
Iskra Haxhi-Vasileva (prokurorja e rastit „Zhan Mitrev“ dhe aktakuzës ndaj gjykatësit Gjoko Ristov)
Spasenka Andonova (nga Strumica, e cila udhëheq lëndët për tragjedinë në Koçan)
Vladimir Milloshevski (aktualisht prokuror publik i lartë)
Aleksandar Markovski dhe Jovan Cvetanovski

