Epidemia në Gostivar, sërish shënohet rritje e numrit të pacientëve

1 Min. Leximi

Shënohet rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin dhe në qendrën shëndetësore në Gostivar, pas shpalljes së epidemisë nga uji i kontaminuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nëse më 24 korrik u shënua rënie e dukshme e pacientëve në vetëm 80, dje, më 25 korrik është shënuar rritje në 125 pacientë.
Po Ministria, përveç që ka dërguar këto të dhëna, nuk ka dhënë ndonjë sqarim se çfarë e ka sjellë këtë trend rritës të numrit të pacientëve.

Piku i të paraqiturve ka qenë më 18 korrik, kur gjithsej 649 pacientë, ndërsa në total nga 14 korriku e deri më datë 25, 4070 kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kujtojmë se uji në Gosstivar ende nuk mund të pihet, teksa pritet që nesër të jetëi gatshëm për përdorim teknik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull