Në Çarshinë e Shkupit vendoset pllakë përkujtimore për urbanistin polak Adolf Ciborowski

1 Min. Leximi

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është zbuluar një pllakë përkujtimore kushtuar urbanistit polak Adolf Ciborowski, për kontributin e tij në ruajtjen e kësaj zone historike pas tërmetit të vitit 1963.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se Ciborowski ishte ndër ekspertët ndërkombëtarë që mbështetën ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë të identitetit urban dhe kulturor të qytetit.

Sipas Mexhitit, vendosja e pllakës është një shprehje mirënjohjeje për rolin e urbanistit polak në mbrojtjen e trashëgimisë historike të Shkupit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull