Premtimet pa veprim: Kodi Penal dhe pengesat në luftën kundër korrupsionit

5 Min. Leximi

Ndryshimet e Kodit Penal në Maqedoninë e Veriut, të cilat shpëtuan apo zbutën dënimet për funksionarët e korruptuar vazhdojnë të prodhojnë efektet negative në sistemin juridik të vendit, por edhe kritika të ashpra nga faktori i brendshëm dhe ndërkombëtar. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga para katër muajve paralajmëroi prezantimin e ndryshimeve, por deri sot nuk e ka bërë. Miratimi i tyre në shtator të vitit 2023, pa debat paraprak publik dhe pa transparencë, e thelloi edhe më tepër mosbesimin e qytetarëve në institucione, sidomos në sektorin e gjyqësorit, i cili edhe ashtu është në fund të listës, shkruan Portalb.mk.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në mes të tetorit të vitit 2023 paralajmëroi se për një javë bashkë me grupin e punës, do t’i prezantojë ndryshimet e Kodit Penal, por ky prezantim ende nuk është bërë.

- Advertisement -

Nga Ministria e Drejtësisë, shkurt për Portalb.mk thanë se “në periudhën në vijim do të bëhet prezantimi”, duke mos precizuar datën.

- Advertisement -

Ministri Lloga disa herë është shprehur në publik se është kundër kundër ndryshimeve në Kodin Penal, në të cilat parashikohet, mes të tjerash, ulja e dënimit për ata funksionarë shtetërorë të cilët janë përfshirë në shpërdorimin e fondeve publike. Arsyetimi i tij ishte se se zëvendësja e tij, duke shfrytëzuar në mungesë të tij, i ka propozuar ndryshimet, të cilat morën miratimin e qeverisë, iu dorëzuan Kuvendit dhe deputetët i dhanë mbështetje. Deputetët e ASH-së, pjesë e së cilës është Lloga, gjatë seancës, nuk kanë votuar “për” ndryshimet e Kodit Penal, por nuk kanë votuar as “kundër”.

Por, megjithatë, ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi, pavarësisht kritikave dhe debateve të ashpra.

Kritika së fundi pati nga Transparency International, e cila e publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ndryshimet në Kodin Penal përmenden si paralajmërimi kryesor i përparimit të dobët të vendit në luftën kundër korrupsionit. Por janë edhe shkak për shqetësim, por edhe “emërimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve me motive politike”.

“Sapo filluan të shfaqen disa shenja të vogla progresi, sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut (42) u “çrregullua” ndjeshëm nga ndryshimet jodemokratike të bëra në Kodin Penal”, thuhet në raport.

Mungesa e debatit efektiv para miratimit të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal, gjithashtu ishte një nga rrethanat që e kanë befasuar Bashkimin Evropian. Këtë e tha eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejndres, i cili paralajmëroi se Komisioni Evropian, shqetësimin e tij për mënyrën me të cilën janë miratuar dhe qëndrimin rreth vetë ndryshimeve do t’ia kumtojë vendit në takim bilateral.

“Këtu ka dy-tre elemente. Fillimisht ishim të befasuar nga mungesa e debatit efektiv dhe konsultimet për reformën e tillë. Gjatë miratimit të ndryshimit, çdoherë them se është e rëndësishme të këmbehen qëndrime me KE-në para miratimit të llojit të tillë të legjislacionit. Siç thash, me disa vende gjithsesi se duhet të jemi të përmbajtur, të evitohet miratimit i ligjeve me flamur evropian me procedurë të përshpejtuar”, deklaroi Rejndres, më 27 tetor.

Euroambasadori David Geer, gjithahstu ka shprehur shqetësimin e Komisionit Evropian në raport me ndryshimet e Kodit Penal.

“Mendoj se, qëndrimi i KE-së është shumë i qartë. Qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar. Kuptohet, nga ana jonë ne mundemi të themi se, i ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, kuptohet edhe të gjitha ndryshimet apo pasojat që dalin nga ndryshimet e Kodit Penal”, tha Geer më 18 tetor.

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi  në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski. Të njëjtat u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull