Padi penale kundër personit që dogji automjetet diplomatike para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

1 Min. Leximi

SPB Shkup e ka zbardhur plotësisht rastin në lidhje me veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të kryer më 15 qershor kur u dogjën dy automjete diplomatike në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Siç informojnë, Departamenti për Punë Kriminalistike – Qendër dhe Bit Pazar dje ngritën padi penale me procedurë urgjente kundër I.D.S.(44) nga Shkupi, për shkak të dyshimit bazë se e ka kryer veprën penale.

“Gjatë hetimit u siguruan dëshmi materiale, midis të cilave edhe pamje nga kamerat e mbikëqyrjes nga disa lokacione, si dhe veshëmbathja që i dyshuari mbante veshur në kohën e veprës. Në stacionin policor, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thonë nga MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull