“Gojën time nuk ma mbyll askush”, Mustafa Ademi demanton shpifjet!

1 Min. Leximi

Në një status publik, Ademi ka kundërshtuar montazhin ku ai dhe Ziberi paraqiten me gojë të mbyllur, duke deklaruar se askush nuk mund t’ia ndal zërin.

“Gojën time nuk e ka mbyllur askush deri tash dhe nuk do ta mbyllë askush edhe në të ardhmen”, shkruan ai.
Ademi pranon se shqiptarët nuk do ta ndjekin Botërorin në gjuhën shqipe dhe kërkon angazhim për të siguruar komentim në shqip në të ardhmen, ndërsa përgjegjësinë për gjendjen aktuale ia atribuon qeverive të kaluara dhe BDI-së.

Ai nuk kursen kritika as për autorët e foto montazhit, duke i ironizuar se janë më pak kreativë se brezat e mëparshëm dhe se po mbështeten te ChatGPT për komunikimin politik.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull