Ndalohen katër shtetas të Shqipërisë, kapen duke peshkuar ilegalisht në Liqenin e Prespës

1 Min. Leximi

MPB Maqedoni njofton se sot (29.05.2026) rreth orës 05:00, oficerët e policisë nga Qendra Rajonale Perëndimore ndaluan katër persona nga Republika e Shqipërisë të cilët u kapën duke peshkuar ilegalisht në ujërat e Liqenit të Prespës, gjatë një periudhe kur është në fuqi ndalim aktiv i peshkimit.

“Kontrollet e kryera përcaktuan se personat kishin kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Në vendngjarje u gjet një karp me peshë totale prej rreth 60 kilogramësh”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të ngrihet një padi përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull