Ministria e Punëve të Brendshme informoi se po vendos Kod të Veshjes për të gjithë të punësuarit dhe qytetarët që vizitojnë hapësirat e Sektorit për Punë Qytetare.
Siç njoftuan nga MPB, qëllimi është ruajtja e standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë në hapësirat ku qytetarët nxjerrin dokumente personale, pasaporta dhe marrin shërbime të tjera administrative.
“Si institucion që është vazhdimisht në shërbim të qytetarëve, besojmë se veshja e përshtatshme kontribuon në një atmosferë më të mirë pune dhe në respektimin e institucioneve shtetërore”, thuhet nga Ministria

