Pse BDI nuk e këndoi himnin kombëtar në dy kongreset e fundit të partisë?!

1 Min. Leximi

Debati i ngritur pas Kongresit të bashkimit të VLEN në Shkup, ku hapja simbolike u bë me Himnin e Europës, ka rikthyer në vëmendje një praktikë të mëhershme politike brenda kongreseve partiake.

Sipas materialeve dhe pamjeve publike nga kongreset e fundit të BDI (përfshirë ato të viteve 2020 dhe 2025), hapjet ceremoniale nuk janë shoqëruar me intonimin e Himnit Kombëtar.

Në këtë kontekst, ndërsa sot po krijohet një narrativë dhe reagime të forta për zgjedhjen simbolike në kongresin e VLEN, praktika të ngjashme të mëhershme në kongreset e BDI tregojnë se kjo nuk është hera e parë që kongreset partiake zhvillohen pa himnin kombëtar në hapje.

Kjo ka hapur debat për standarde të dyfishta në interpretimin politik dhe mediatik, duke e zhvendosur shpesh fokusin nga ngjarja kryesore politike, bashkimi i një force të re shqiptare drejt polemikave simbolike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull