Sali: Riafirmojmë përkushtimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë dhe njëherësh ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka theksuar përkushtimin e vendit ndaj integrimit evropian gjatë shënimit të Ditës së Evropës 2026 në Shkup, në një aktivitet ku morën pjesë ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues institucionalë.

Në deklaratën e tij, Sali u shpreh se ky aktivitet riafirmon orientimin strategjik të vendit drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

“Sot, në shënimin e Ditës së Evropës 2026 në Shkup, së bashku me Ambasadorin e BE-së, H.E. Michalis Rokas, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues institucionalë, riafirmuam përkushtimin tonë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.”

Ai shtoi se Evropa nuk përfaqëson vetëm një objektiv politik, por një vizion më të gjerë shoqëror dhe zhvillimor për qytetarët.

“Evropa nuk është vetëm një synim politik — është një vizion për më shumë mundësi, solidaritet, zhvillim dhe standarde më të mira për qytetarët tanë.”

Sipas tij, Dita e Evropës shërben si kujtesë se vlerat evropiane ndërtohen përmes bashkëpunimit dhe përfshirjes së qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, përmes iniciativave lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull