Biseda u përqendrua në mundësitë konkrete për avancimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në drejtim të modernizimit të sistemeve për menaxhimin e ujërave, forcimin e kapaciteteve dhe përdorimin e qasjeve bashkëkohore në përballjen me rreziqet klimatike.
U theksua gjithashtu roli i nismave rajonale si platformë për shkëmbim më të shpejtë të njohurive dhe zgjidhjeve praktike.
Ministrat u pajtuan se dialogu i vazhdueshëm dhe lidhja institucionale janë kyçe për arritjen e rezultateve të dukshme, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve me interes të përbashkët.

